Në karburantet në Venezuelë, sa vjen e shtohet radha e automjeteve, që kërkojnë naftë. Shoferët e dinë se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione mbi kompaninë shtetërore të naftës në Venezuelë dhe shqetësohen se së shpejti nuk do të kenë më karburant.
“Gjithçka do të përkeqësohet”, tha Tomas Pacheco, i cili ishte duke pritur për të mbushur makinën e tij. “Dhe këto radhë të gjata janë normale për ne.”
Sanksionet, të cilat u vendosën të hënën, ndalojnë kompanitë amerikane që të eksportojnë mallra ose shërbime për kompaninë shtetërore të naftës në Venezuelë (PDVSA), si pjesë e një fushate për të detyruar Maduro të largohet.
Rafineritë amerikane janë gjithashtu të ndaluara nga blerja e papërpunuar e naftës nga PDVSA, përveçse nëse paratë paguhen nga llogaritë jo të lidhura me Maduro.
Sidoqoftë, shqetësimi në Venezuelë është se masat do të çojnë vetëm në më shumë vuajtje në një vend që tashmë është zhytur në hiperinflacion dhe në mungesë kronike të prodhimeve ushqimore dhe ilaçeve.
Analistët thonë se qëllimi i sanksioneve është rritja e vuajtjes të njerëzve dhe shkaktimi i protestave më të mëdha se ato që kanë tronditur Venezuelën gjatë javëve të fundit.
“SHBA po shpreson që sanksionet do të jenë plumb argjendi që më në fund do të vrasë regjimin e Maduro-s”, tha Geoff Ramsey, ndihmës drejtor i Venezuelës në Uashington në Amerikën Latine.
Pavarësisht protestave, Maduro ka patur mbështetjen e ushtrisë. Sanksionet gjithashtu synojnë të prekin buxhetin e liderave, megjithëse ekonomitë e paligjshme të tyre, nga trafiku i drogës e deri te minierat, do të mbeten të paprekura.
Kina, një aleat tjetër i rëndësishëm për Maduro, gjithashtu po shqetësohet, ndërsa PetroChina planifikon të heqë një rafineri të naftës prej 10 miliardë dollarë në jug të superfuqisë aziatike, raportoi Reuters të enjten.
Ndërkohë kur radhët në karburante shtohen në Caracas, disa shoferë mirëpritën sanksionet, madje edhe kur përgatiten për kohë të vështira. “A do të vuajmë? Sigurisht, por ato janë të nevojshme për të shmangur më të keqen “, tha María Alexandra Villasuso.