MENU
klinika

The Guardian

SHBA e shkatërroi Afganistanin, dhe tani po e braktis atë…

09.02.2019 - 12:51

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani nuk është një tërheqje paqësore, është kapitullim. Pas më shumë se 17 vitesh konflikti, me të paktën 38,000 civilë të vrarë dhe miliona të tjerë të plagosur, asnjë nga objektivat afatgjatë të përcaktuara nga George W Bush pas pushtimit të vitit 2001 nuk është përmbushur. Shkurt, SHBA ka humbur…

Terroristët e al-Kaidës që përdorën Afganistanin si bazë për të nisur sulmet e 11 shtatorit, nuk janë tërësisht të mposhtur, siç premtoi Bush. Ish-udhëheqësi i tyre, Osama bin Laden, ka vdekur, por grupi, dhe gjithashtu Shteti Islamik jo.

Ideja, e promovuar nga administratat e njëpasnjëshme të SHBA-ve dhe partnerët e NATO-s si Britania, që Afganistani mund të bëhet një model i ndërtimit të kombeve, prej shumë kohësh është konsideruar si një fantazi neoliberale.

Një tjetër mashtrim, që forcat afgane të sigurisë mund të trajnoheshin dhe të pajiseshin derisa të mund të mbijetonin pa ndihmën e talibanëve dhe të kontrollonin vendi,  gjithashtu ka marrë fund.

Pavarësisht nga përpjekjet e NATO-s, 30 deri në 40 ushtarë afganë dhe policë u vranë çdo ditë vjeshtën e kaluar. Rreth 45,000 ushtarë afganë kanë vdekur që nga 2014.

Vitin e kaluar vdekjet e civilëve, të shkaktuara nga bombardimet terroriste, dhe sulmet ajrore amerikane ishin në numër rekord. Viti i ardhshëm mund të jetë edhe më keq.

Ashtu si në të kaluarën, Afganistani mund të kthehet shpejt në një shesh loje për të gjithë,Pakistanin, Indinë, Rusinë, Iranin, dhe tani edhe Kinën.

Nga këndvështrimi i SHBA-së, ka plot arsye për tu larguar. Shumica e votuesve duan kështu dhe miliarda dollarë janë shpenzuar.

Por prisni. Trump do të përqendrohet tek Irani.  Shefat e inteligjencës amerikane i thanë Trump javën e kaluar se Irani nuk ishte një shqetësim urgjent, por Trump vazhdon ta konsiderojë regjimin e Teheranit si “sponsorin kryesor të terrorizmit në botë” dhe një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të SHBA.

Në vend që të kërcënojë të fillojë një luftë të re me Iranin, liderët e SHBA duhet të përpiqen shumë më tepër t’i japin fund luftës në Afganistani në një mënyrë të përgjegjshme, të qëndrueshme dhe humane. SHBA duhet të punojë me të gjitha elementet e shoqërisë afgane, për të rindërtuar vendin që shkatërroi…