MENU
klinika

Nga Project Syndicate

SHBA-Kinë/ A mund të arrihet një marrëveshje?

23.02.2019 - 14:30

Në bisedimet e vazhdueshme tregtare të SHBA-Kinës, përparim i konsiderueshëm është bërë në disa çështje kryesore, siç është mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale. Por për të zbutur tensionet, do të duhet një marrëveshje më gjithëpërfshirëse, bazuar në një ndryshim rrënjësor në mentalitet.

Bisedimet tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës do të mbyllen më 1 mars, e duket se pas kësaj do të rifillojë lufta dypalëshe tarifore, duke filluar me një rritje prej 10% në 25% në 200 miliardë dollarë të produkteve kineze. Ndërkohë, investitorët duket se besojnë se SHBA dhe Kina mund të mos arrijnë një marrëveshje.

Për të qenë të sinqertë, ka pasur përparim të konsiderueshëm në disa çështje kyçe, si transferimi i teknologjisë, mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale, barrierat jotarifore, etj. Por për të zbutur tensionet, do të duhet një marrëveshje më gjithëpërfshirëse, bazuar në një ndryshim rrënjësor në mentalitet.

Gjatë 40 viteve të fundit, SHBA-Kinë kanë qenë kryesisht bashkëpunuese. Megjithatë, administrata e presidentit amerikan Donald Trump nuk duket se beson se nga bashkëpunimi me Kinën mund të përfitojnë të dyja palët.

Për shembull, SHBA-ja ka kërcënuar të ndëshkojë ose të braktisë aleatët e saj më të ngushtë nëse nuk rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes.

Në mënyrë të ngjashme, Trump ka denoncuar vazhdimisht anëtarët e tjerë të NATO-s për shpenzime të pamjaftueshme të mbrojtjes. Kohët e fundit, Trump ka kritikuar Gjermaninë për shpenzimin 1% të PBB-së për mbrojtje, krahasuar me 4.3% të Amerikës.

Natyrisht, Trump nuk i kursen aleatët e tij, dhe objektivi i tij primar mbetet Kina. Në fund të fundit, konkurrenca mes SHBA dhe Kinës nuk është vetëm në tregti.

Nëse vendet perëndimore lejojnë Huawei të ndërtojë infrastrukturën e tyre 5G, amerikanët dhe aleatët e tyre argumentojnë se do të preken nga sulmet kibernetike nga Kina në një luftë të ardhshme.

Më saktësisht, mënyra sesi po sillet Trump dhe administrate e tij po shkatërron bashkëpunimin global të nevojshëm për të përballuar një sërë çështjesh, duke përfshirë migracionin, varfërinë dhe pabarazinë, ndryshimet klimatike dhe sfidat e ngritura nga teknologjitë e reja.

Përqendrimi i Trump në rivalitetin gjeopolitik dhe shpenzimet e sigurisë dhe të mbrojtjes, do të zvogëlojë në mënyrë dramatike resurset në dispozicion për mallrat publike globale, siç janë investimet në infrastrukturë dhe programet e reduktimit të varfërisë.

Përfundimi i luftës tregtare Sino-SHBA do të kërkojë një angazhim të konsiderueshëm nga ana e Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping. Por, përtej kësaj, të dyja palët duhet të pranojnë se paqja dhe prosperiteti global mbështetës kërkon më pak ideologji dhe më shumë respekt për shumëllojshmërinë e sistemeve politike, shoqërore dhe kulturore.

Andrew Sheng, Bashkëpunëtor i Institutit Global të Azisë në Universitetin e Hong Kongut dhe anëtar i Këshillit Këshillëdhënës të UNEP-it për Financat e Qëndrueshme, është ish-kryetar i Komisionit të Letrave me Vlerë në Hong Kong dhe aktualisht është profesor zëvendësues në Universitetin Tsinghua në Pekin.

Xiao Geng, President i Institutit të Hong Kongut për Financim Ndërkombëtar, është profesor në Universitetin e Pekinit, Shkolla e Biznesit HSBC dhe në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Hong Kongut.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN