MENU
klinika

Nuk duron më

Shpërthen Dua Lipa: Më ka ardhur “në majë të hundës”…

04.02.2019 - 20:46

Komentet negative në rrjetet sociale kanë prekur edhe këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e cila nuk ka duruar më ndaj këtyre personave, të cilët kritikojnë vazhdimisht femrat.

LOS ANGELES, CA – FEBRUARY 08: Dua Lipa performs at Hollywood Palladium on February 8, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Oliver Walker/Getty Images)

Në një sërë postimesh në Twitter, 23-vjeçarja u shpreh se është lodhur nga komentet negative nga të cilat ndikohet ashtu si të gjithë ne pasi në fund të ditës, edhe pse e famshme ajo është po aq njerëzore.

Më ka ardhur në majë të hundës duke parë se si i krahasojnë femrat me njëra-tjetrën apo vënë në pah rrudhat e tyre. Të njëjtët njerëz që lënë këto komente janë po ata që flasim për feminizmin dhe se si femrat duhet të mbështesin njëra-tjetrën” ,-shkroi ajo ndër të tjera.

Më pas këngëtarja ka shtuar se nëse dikush ju mërzit me komente të tilla duhet t’i bëni ‘unfolloë’ ose ‘block’ pasi në fund të ditës të gjithë duhet të përpiqen të mbrojnë zemrën e tyre nga ky negativitet kaq i madh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN