MENU
klinika

Opinion

Shqiptarët, s’kanë mē “tokë për qetësi rajonale”

22.02.2019 - 22:17

Nga Fadil Maloku

1. Në Evropë dhe gjithë botën perëndimore, janë në rritje e sipër forcat patriotike për mbrojtjen e interesave kombëtare, që në fakt janē nē kundërshti tē plotë me “kursin” dhe vlerat e deritanishme neoliberale!

2. Ne si shqiptarë, meqenëse ende kemi për të bërë për interesat tona sublime identitare, andaj, nuk guxojmë dhe nuk duhet të biem pre e interesave dhe ikonografisë turbokozmopolite të neoliberalizmit, dhe të bëjmë koncesione të reja të stilit “tokë për qetësi rajonale”!

3. Por, duhet ta shfrytëzojmë këtë “klimë” të ndryshimeve ende evolutive, nē favor të faktorizimit të interesave tona gjithëshqiptare, në Ballkan. Dhe të punojmë në ndërtimin e kapaciteteve; ekonomike, politike, gjeostrategjike e kulturore. Sepse, vetëm kështu ne arrijmë tre objektiva nacionale; atë të krijimit të “peshës së re specifike” në rajon, atë të idesë mbrojtjes së interesave tona, dhe atë të faktorizimit. Ndryshe, sërish do mbesim në bisht të historisë…