Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka dalë me një thirrje në lidhje me çështjen e vjedhjes së bazës ushtarake në Pashaliman pak javë më parë.
I ftua në një studio televizive, Balliu i bëri thirrje presidentit Meta që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për vjedhjen e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit.
‘Mjafton të shohësh vetëm vjedhjen e armëve në bazën ushtarake, një absurd. Cënimi i interesave të sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Do i bëja thirrje Presidentit të thërriste mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Kjo zonja Xhaçka ishte paralajmëruar nga gjenerali, që mund të vidhen dhe kemi probleme me këtë bazë dhe nuk mori asnjë masë.
Tani pasi vidhen armët, pasi cënohet siguria kombëtare zonja vendos të shkarkojë 15 komandantë, po veten ku e fut kjo zonjë. A nuk meriton që të japë dorëheqjen kjo zonjë?! Është një rast unikal, të vjedhësh armët brenda bazave ushtarake. Ne sot nuk kemi as sigurinë e jetës’, ka thënë ndër të tjera deputeti.