MENU
klinika

Postimi

“S’të japin biletë për në SHBA”/ Balla i ashpër me Berishën: Ti me tët atë…

11.02.2019 - 13:56

Ndodhen në një proces gjyqësor, por kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha nuk harrojnë të lëshojnë akuza të forta kundër njëri-tjetrit.

Përmes një postimi në rrjetin social, Balla ka reaguar kundër deklaratave të Berishës, duke i kujtuar edhe “biletën për në SHBA”.

“Shkelzen! Ti ke të drejtë që vazhdon leh, përderisa akoma drejtësia është mes dritës dhe errësirës dhe errësirën e kontrollon ti me tët atë!

Por meqë sot dole nga strofkulla a nuk na thua, kur do shkosh në Amerikë?!

Ose më saktë, pse gojet e liga thonë se nuk të japin më biletë për Amerikë as ty dhe as motrës tende, se kunatit jo e jo?!” –shkruan Balla në postimin e tij.