Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar një sërë çështjesh me të cilat përballet Evropa.
Bisedimet do të përqëndrohen tek Brexit, marrëdhëniet e SHBA dhe partneriteti midis Parisit dhe Berlinit lidhur me sigurinë, sipas Reuters.
Diskutimet vijnë në një kohë pasigurie në disa fronte të politikës së jashtme për Evropën. Procesi i daljes nga Bashkimi Europian (BE) i Britanisë është ende një rrëmujë e madhe, pasi kryeministrja Theresa May deri tani nuk ka arritur të marrë miratimin nga Parlamenti për një plan tranzicioni.
Mbretëria e Bashkuar përballet me një afat të 29 marsit për të rënë dakord mbi një marrëveshje të tranzicionit që do të lejonte që ajo të negociojë marrëdhëniet e saj të ardhshme me BE përpara se të zyrtarisht të largohet. Nëse qeveria britanike nuk arrin të miratojë një plan, Britania do të largohet nga BE në atë datë pa ndonjë marrëveshje tranzicioni.
Foto e marrë nga Reuters
Përveç kësaj, marrëdhëniet me Uashingtonin mbeten të tensionuara.
Presidenti Trump dhe zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë kanë bërë thirrje të përsëritura për anëtarët e NATO-s për të rritur fondet e tyre ndaj aleancës së mbrojtjes dhe zëvendëspresidenti Pence i bëri thirrje javën e kaluar Europës për të ndërprerë tregtinë me Iranin.
Kohët e fundit, Merkel dhe Makron nënshkruan një traktat të ri franko-gjerman, në qytetin gjerman, Aquisgrana (Achen), vendlindja e Karlit të Madh (jo rastësisht u zgjodh ky qytet), më datë 22 janar.
Natyrisht që ky ishte një akt i një rëndësie të veçantë për gjithë të ardhmen e Europës dhe prandaj shkaktoi shumë reagime, që nga miratimi entuziast (Junkers, Benelux), tek ftohtësia e vendeve të Visengradit, tek heshtja e shumicës së vendeve të Europës lindore dhe atyre balltike, dhe deri tek frika dhe shqetësimi i shprehur nga Italia e qeverisë sovraniste.
Foto e marrë nga Politico
Ky traktat i ri është në fakt një avancim i atij të Elizesë të vitit 1963, ku De Gaulle dhe Adenauer nënshkruan një traktat paqe dhe bashkëpunimi që i dha fund luftërave dhe armiqësisë gati-100 vjeçare midis dy vendeve, që solli dy luftërat botërore shkatërrimtare.
Pikërisht Merkel dhe Makron po tentojnë ta rilançojnë këtë aks bashkëpunimi dypalësh në një situatë politike si asnjëherë të komplikuar të Europës.