MENU
klinika

Profil/ Sekretet e mbretëreshës Kleopatra

Të gjithë mendonin se e pickoi gjarpri, por ajo piu helm…

16.02.2019 - 16:25

Kleopatra, mbretëresha e Egjiptit gjatë shekullit të parë, është një nga sundimtaret më të famshme të historisë.  Trashëgimia e saj gjendet në vepra të ndryshme arti dhe shumë drama, e filma. Realisht, historia nuk ka qenë bujare me të. Për të janë bërë thashetheme gjithë kohën, por me sa duket ajo ishte shumë e ndryshme nga imazhi që na ka përcjellë historia.

Edhe rrethanat e vetëvrasjes së Kleopatrës janë romantizuar. Vështirë se mbretëresha është vrarë duke lënë t’i kafshojë gjirin një gjarpër, i sjellë në një shportë fiqsh. Gjarpri i vërtetë (Vipera Aspis) në fakt nuk ekziston në Afrikën e Veriut. Gjarpri tjetër më bindës, Kobra i Egjiptit që ishte i shenjtë për faraonët (Naja Haje) ishte shumë i madh për t’u futur në një shportë.

Ka gjasa të ketë përgatitur një lëng helmues, një përzierje kokute dhe opiumi, për një vdekje të menjëhershme dhe më pak të dhimbshme. Për të mbuluar gjurmët, ajo sajoi një tjetër alibi, duke krijuar kështu legjendën e helmit të gjarprit, që të mbetej në kujtimin e përjetësisë.

Në mbretërinë e saj, mjeshtërit e helmeve ishin me shumicë dhe Kleopatra ishte një grua tepër e zgjuar për të përballuar një vdekje mizore si ajo e shkaktuar nga helmi i një gjarpri, kështu ajo vendosi që të gënjente në momentin më kulminant, duke i dhënë fund jetës dhe duke lënë në histori një version të rremë mbi vdekjen e saj.

Jeta e hershme
Lindi në vitin 69 p.e.s. e dyta e tre bijave dhe motra e madhe e dy vëllezërve të tjerë. Nuk ishte egjiptiane, por i përmiste aristokracisë së familjes greko- maqedonase të Ptolemejve, që e kishTE origjinën që tek Aleksandri i Madh dhe që mbante titullin e faraonit prej dhjetë brezash. Mes Ptolemejve, vrasjet dhe martesat brenda gjakut ishin në rend të ditës dhe Kleopatra u përfshi në këto drama. Bota aleksandrine, ndryshe nga ajo romake, besonte shumë në aftësitë e grave, kështu që nuk duhet të habitemi që Auleti, babai i Kleopatrës i kish dhënë një arsimim shumë të mirë, duke i vënë në shërbim eruditët më të mirë dhe studiuesit më të zotë të kohës: Kleopatra u mësua dhe u përgatit për të qeverisur dhe fliste rrjedhshëm disa gjuhë, gjë që i mundësonte që t’u drejtohej pa ndërmjetës përfaqësuesve me peshë të shteteve të Mesdheut.

Faraonia e fundit

Në të vërtetë, mbretërimi i Kleopatrës u dallua pikërisht për administrimin shumë të mirë, aq sa, ndryshe nga sa kishte ndodhur më parë, nuk pati protesta të mëdha as në Egjiptin e poshtëm. Mbretëresha solli prosperitet në Egjipt, zhvlerësonte dhe hidhte monedha të reja në momentin e duhur, iu përkushtua administrimit të mbretërisë dhe, në kohë të zive të bukës boshatiste hambarët mbretërorë për të ushqyer shtetasit e saj.

E pasur, e ditur, joshëse

Ishte në përgjithësi një sovrane shumë e dashur, që dallohej mbi të gjitha për mprehtësinë dhe zotësine politike edhe në aneksimin e territoreve të rinj falë një politike të jashtme të realizuar kundrejt Romës: askush në botën e Mesdheut nuk barazohej me të për nga pasuria. Nën mbretërimin e saj kufijtë e Egjiptit u shtynë sërish duke u barazuar me ata që e kishin bërë të madh këtë vend shekuj më herët.

Historia nuk ka qenë bujare me faraonen e fundit të Egjiptit. Ajo cilësohet si një mbretëreshë manipuluese që magjepsi dy liderë nga perandoria më e madhe në botë dhe se ishte e gatshme të vriste për të drejtën e saj për të sunduar. Me siguri, do të mbahet mend për bukurinë e saj, udhëheqjen e suksesshme, dhe patjetë edhe vdekjen e dyshimtë…