MENU
klinika

Përplasje të forta në parlamentin grek

Marrëdhëniet me Shqipërinë, Tsipras i ashpër me opozitën

09.02.2019 - 20:48

Gjatë ditës së sotme, në parlamentin grek votimi i protokollit të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut u parapri nga debate.

Tonet në Kuvend u ashpërsuan dhe përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës greke ishin të forta.

Kryeministri Tsipras akuzoi opozitën se nuk ka një qëndrim të qartë për politikën e jashtme me vendet fqinjë, por vetëm përpiqet të pengojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Kreu i qeverisë i bëri apel shefit të opozitës Mitsotakis të jetë më serioz në lidhje me deklarat e tij për diplomacinë.

“Partia Demokracia e re nuk pajtohet me asgjë.

Na thoni mos përparoni negociatat për përmirësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, mos zhvilloni bisedime me turqinë, mos vijoni zgjidhjen për çështjen maqedonase, mos lejoni anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Europian.

Nëse zoti micotakis mbështet veton për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit, ai nuk po vë në pikëpyetje vetëm një qëndrim kombëtar të Greqisë, por edhe një qëndrim të vazhdueshëm të Bashkimit Evropian”, tha Tsipras.

Në vend që të shkojë në zgjedhje, Z. Tsipras përpiqet të mbajë të lidhur vendin pa legjitimitet politik. Greqia kurrë nuk ka kryer veprimet që po përjetojmë javët e fundit. Republika e Greqisë po jeton momente të tregtisë politike. Para syve tanë shohim shantazh“, përgjigj kreu i partisë opozitare Mitsotakis.