MENU
klinika

Gjenocidi serb

Thaçi: Nuk falim, Serbia do ndëshkohet!

17.02.2019 - 21:10

Presidenti Hashim Thaçi ka theksuar se Kosova mund të arrijë një marrëveshje të përhershme me Serbinë, por gjenocidi i kryer mbi popullsinë e pafajshme në kohën e luftës nuk do t’i falet asnjëherë.

“Edhe mund të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë, por kurrë nuk do të harrojmë krimet e Serbisë në Kosovë, që për fat të keq kurrë nuk kanë marrë dënimin e merituar, edhe pse herët a vonë gjenocidi i Serbisë do të ndëshkohet”, ka thënë ai.

Ai tha mes tjerash se sa herë kosovarët kanë qenë të bashkuar me aleatët kryesorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë fitimtarë në çdo pengesë.

“Sa herë që kemi qenë të bashkuar në Kosovë dhe me aleatët tanë, veçanërisht me SHBA-në, kemi dalë fitimtar. E ardhmja mund të jetë e sigurt vetëm nëse jemi të bashkuar”, shtoi ai.