MENU

filmi shqiptar

‘’Thesaret e arkivit’’ rijetëson prodhimet kinematografike

13.02.2019 - 10:31

Në datën 13 shkurt në kinemanë ‘’Agimi’’, Arkivi Qëndror i Shtetit do të nisë të prezantojë ciklin ‘’Thesaret e Arkivit’’ për këtë vit me dokumentarin ‘’Në flakët e revolucionit’’ të prodhuara në 1967. Viti 1967 është pikë kyçe e represionit të atëhershëm të regjimit kundër religjionit dhe objekteve të kultit, kundër klerit dhe gjithë atyre që donin të besonin në Zot.

Cikli “Thesaret e Arkivit” është një program i  kuruar dhe prezantuar nga personalitete të mendimit dhe hulumtimit bashkëkohor. Do të nisë sot me këtë dokumentar e më pas do të vazhdojë me filma artistikë dhe prodhime të dokumentarëve shqiptare. Këto filma janë përzgjedhur nga AQSHF për këtë program.

Dokumentari do të paraqitet mbrëmjen e sotme. Ai është i xhiruar nga Ilia Terpini dhe Niko Theodhosi bardh e zi, i shfaqur shumë rrallë. Ai do të sjellë në vëmendje këto vite kyçe të historisë. Me regjizor dhe kamera operatorin Endri Keko ai do të hedhë dritë mbi këto vite të errëta.

Ndër të tjera Drejtoresha e Arkivit Qëndror Iris Elezi shprehet se, sot në Kinemanë ‘’Agimi’’ filmi në 35 mm me profesorin Ardian Ndreca, do të përcjellë emocione të paharrueshme.

Viti 1967 ku u përcoll ideologjia për shkatërrimin e vlerave fetare që u vuajtën për dy dekada i bëri objektet e kultit kinema apo qendra sportive apo magazina. Priftërinjtë dhe imamët u vunë përballë gjyqeve publike.

Kjo ideologji ishte e kopjuar nga revolucioni kulturor kinez që i vuajti me miliona të vrarë e të persekutuar në Kinë, solli shembullin në Shqipëri ku komunistët e rinj, aktivistë dhe shkollarë shkatërronin ndërtesat fetare dhe bënin propagandë që njerëzit të hiqnin dorë nga besimet e tyre.

Edhe në shqipëri pati shumë gjyqe, shkatërrime, internime, vrasje të shumta nga të gjitha llojet e besimeve.

Një interes jo të pakët paraqet kjo edhe për kineastët. Duhet të jepen shfaqje të pandërprera për shikuesit mendon regjizori i mirënjohur me titullin ‘’Mjeshtër i Madh’’ Mevlan Shanaj.

“Sigurisht organizimi i shfaqjeve me fondin kombëtar padyshim duhet të ketë përparësi, pa mënjanuar edhe krijime botërore. Shfaqje të kësaj natyre kryejnë një ndër misionet më kryesore atë të përhapjes dhe ruajtjes së kujtesës së imazhit për vazhdimësi në gjenerata të ndryshme.  Pasi filmi është përveç tjerash dokument dhe histori. Është sikur të shkosh në Arkivin e Shtetit dhe të kërkosh materiale që janë të hapura për studim. Filmi është ndër  dokumentet më kryesore të informimit jetëgjatë”

Kjo është shumë e rëndësishme dhe për brezin e ri. Regjizori Skënder Jaçe pikërisht këtë thekson, rëndësinë që shfaqin krijimtaria e viteve ’90.

 “Për ne që jemi në këtë profesion e kemi parë dhe stërparë këtë arkiv. Por për brezin e ri besoj se është mirë ti ndjekin, të njihen me të kaluarën e vendit tonë, me punën e kineastëve tanë, me ndryshimet që ka pësuar vendi që nga ajo kohë. Nuk e di se sa do ndiqet, jam pak skeptik për këtë lloj kulture aq me shumë dhe natyrisht ka një kosto. Por le të shpresojmë”,

Këto arkiva janë mirë të hidhen në publik dhe të njihet e kalara, të trasmetohet e kaluara jonë si një këndvështrim më realist dhe i kohës, për të parë atë histori që ka botkuptime të asaj kohe. Në këtë këndvështrim dhe gjykim është dhe regjizorja Eliona Thomaraj. Ajo shprehet se: ‘’Është themelore të kuptohet se histori kinemaje që kemi që nga viti 1952, vit në cilin është ndërtuar Kinostudio”.

Kjo arkivë e rrallë e kinematografisë do të vazhdojë të paraqitet në vazhdim nga AQSHF në këtë aktivitet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ylli i “Absolutely Fabulous”

Shuhet aktorja e njohur, kinematografia në zi

Miti i industrializimit në Shqipërinë komuniste

Propaganda: Në njërën dorë kazmën, në tjetrën pushkën