MENU
klinika

Detajet

Trageti Durrës-Bari pëson defekt, pasagjerët 3 orë në det të hapur

24.02.2019 - 10:17

Rreth 280 pasagjerë të tragetit Rigel 1 kanë kaluar 3 orë ankthi në det të hapur mbrëmjen e kaluar.

Sipas kapitenit të portit, Taulant Alika mësohet se ka pasur një problem në tragetin e linjës Durrës-Bari.

Problemi konstatohej në paketën e kontrollit, problem ky që ka bërë që trageti të pësojë një black out në oren 3:00 të mëngjesit.

Kapiteni ka ndezur manualisht një prej motorëve duke sjellë energjinë elektrike për pasagjerët e traumatizuar e në panik.

Kapiteni i Tragetit ka qëndruar për rreth 3 orë në det te hapur deri sa të bëhej e mundur ftohja e motorëve për të ndërhyrë në riparimin e defektit në sistemin e kontrollit.

Si rezultat i erës së fortë trageti është zhvendosur drejt Barit ndërsa ishte nisur mbrëmë nga Bari në drejtim të Durrësit.

Pritet që trageti të ankorohet në orën 16:00 në portin e Durrësit me 280 pasagjerët dhe 40 automjetet qe gjenden në të.