MENU
klinika

Nga Venezuela deri në Kinë

Turqia ‘e etur’ për ndikim e pushtet…

11.02.2019 - 14:51

Turqia ishte një nga vendet e para që mbështeti Nicolas Maduron e Venezuelës, pasi SHBA e njohu Juan Guaidó si president të përkohshëm muajin e kaluar. Turqia është gjithashtu një nga vendet e para që dënoi politikat e Kinës ndaj ujgurëve.

Të shtunën, ministria e jashtme e Turqisë lëshoi ​​një deklaratë ku akuzonte Kinën dhe i bëri thirrje OKB-së që “të marrë masa efektive për t’i dhënë fund kësaj tragjedie njerëzore në Xinjiang,” provincën veriperëndimore të Kinës. “Nuk është më sekrete se më shumë se një million ujgurë i nënshtrohen torturës në kampe dhe burgjet e internimit”, tha ministria e jashtme e Turqisë.

Turqia tani është pozicionuar në mes të dy çështjeve të rëndësishme globale. Anadolu, media pro-qeveritare tregon se si Turqia ka marrë një rol të madh në krizën e Venezuelës, duke mbështetur Maduron.

Turqia ka një marrëdhënie të ngushtë me regjimin aktual të Venezuelës. Në mes të janarit, Ankara priti Tareck El Aissami, nënkryetarin e Venezuelës. Më 24 janar, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shfaqi publikisht mbështetjen për Maduron.

Maduro udhëtoi në Turqi vitin e kaluar, ku festoi në një restorant të njohur dhe njoftoi “sipërmarrje të përbashkëta” me Turqinë lidhur me arin e Venezuelës. Në atë kohë, lajmet e Bloomberg-it pretendonin se kjo mund të lidhej me përpjekjet e Iranit për të shmangur sanksionet dhe përpjekjet e Turqisë për tu shkëputur nga Perëndimi.

Por Ankaraja ka treguar në deklaratat e Kinës se nuk është duke u larguar nga Perëndimi, por thjesht po mbron të drejtat e muslimanëve dhe Turqisë, duke kundërshtuar kështu Kinën.

Kjo ka pasoja, sepse ekonomia e Turqisë ka gjasa të ketë nevojë për investime kineze në këtë kohë kritike.

 

Megjithatë, Turqia dëshiron të tregojë se ajo ka një rol global për të luajtur. Ajo mund të bjerë dakord me Kinën për çështjen e Venezuelës, por jo për çështjen e ujgurëve.

Ajo është pjesë e politikës së jashtme më të fuqishme, në prag të fundit të luftës civile siriane dhe thotë se do të nisë së shpejti një operacion të ri ushtarak në Siri. Turqia po kërkon gjithashtu të blejë si sistemet mbrojtëse ajrore raketore S-400 dhe Patriot, duke e bërë atë të vetmin vend të NATO-s që do të ketë sistemin rus dhe atë amerikan. Dhe Turqia është gjithnjë e më aktive në sektorin e energjisë në Detin e Zi dhe në Mesdhe.

Në një fjalim më 9 shkurt, presidenti turk theksoi rolin e Turqisë si një ndërtues anijesh, por ka gjasa se nënkuptonte role të tjera. Turqia Ajo kërkon një rol global që nga Venezuela deri në Kinë, duke përfshirë lidhjet me Rusinë dhe shtetet afrikane dhe një rol më të madh në Siri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN