MENU
klinika

Nëna e këngëtares

Vera Ora: Rita i bën ende punët e shtëpisë

25.02.2019 - 10:00

Vera Ora është një nga nënat më të famshme në Britaninë e Madhe dhe si e tillë, intervistat e saj për media të ndryshme janë të shumta.

Së fundmi, ajo ka folur për vajzën e saj, Rita Orën, duke zbuluar detaje interesannte nga jeta. Vera është shprehur se pavarësisht faktit se Rita është e famshme në të gjithë botën, sërish në familje ajo është e barabartë me fëmijët e tjerë. Madje, ajo vazhdon të pastrojë kuzhinën dhe të bëjë punë të tjera.

“Kemi raporte shumë të afërta dhe përpiqem t’i drejtoj sa herë që kërkojnë këshilla. Edhe pse Rita është e famshme, ne bëjmë gjëra normale së bashku, njësoj si në të kaluarën. Akoma flemë në të njëjtin krevat, i bëj masazhe dhe ia rregulloj flokët. Nuk ka të përkëdhelur në familjen tonë. I them Ritës se të gjithë ne jemi superyje në mënyrën tonë. Duke qenë në syrin publik, nuk do të thotë se është më e mirë se të tjerët dhe ajo e di këtë; ajo ende duhet ta pastrojë kuzhinën kohë pas kohe”, ka thënë nëna e Ritës.

Rita Ora, Vera Ora

Ajo, më tej, ka shpjeguar se përpiqet që ta bindë vajzën e saj se magjepsja që përjeton në karrierë nuk është realitet për shumicën e njerëzve dhe e ka lavdëruar këngëtaren për angazhimin e saj në çështjet sociale dhe tentimet për t’i mbështetur të tjerët dhe për të bërë ndryshimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN