MENU
klinika

Deklarata

Videoskandali i policit/ Lleshaj: Njollosi veten, flamur për politikanët perversë

11.02.2019 - 20:02

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas shfaqjes së videoskandalit të policit në Malësi të Madhe që akuzohet për ngacmimin seksual të një 15-vjeçareje.

Në një postim në profilin e tij në Twitter, Lleshaj thotë se identifikohet me policët që sakrifikojnë ditë e natë në shërbim.

“Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.
Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij.
Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!”, shkruan Lleshaj.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore