MENU
klinika

Autorët në video

Vrasja e Devi Kasmit/ Gjykata siguron pamjet filmike nga vrasja

02.02.2019 - 16:53

Mbrëmjen e 29 janarit të 2018-ës, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, u ekzekutua shtetasi Devi Kasmi, krim i cili dyshohet të jetë kryer me pagesë.

Veç hetimeve mbi ngjarjen mësohet të jetë zbardhur edhe një video e xhiruar nga kamerat e sigurisë të bizneseve në rrugën e atentatit.

Pamjet filmike mësohet se do të përdoren në gjykatë si provë kundër shtetasit Efthimios Efthimiu, dhe të dyshuarve për vrasjen në fjalë, për më tepër se personi që shfaqet në pamjet e siguruara, dyshohet të jetë vetë i akuzuari.

Efthimios Efthimiu, është ish-oficeri i forcave speciale greke, Efthimios Efthimiu.

Në video dallohet qartë, rrugën Kongresi i Manastirit, mbërrin një furgon i bardhë, i mbyllur në pjesën e pasme.

devi kasmi-konica.al

Mjeti qëndron në pritje, pak sekonda. Bën disa lëvizje para mbrapa. Aty vjen me hap normal, një person që mban veshur një xhup të bardhë dhe kapuç në kokë. Fytyrën e ka të zbuluar. Ngjitet në vendin e parë dhe furgoni largohet.

Referuar dosjes hetimore, rezulton se shtetasi grek ka hyrë në rrugën Petro Cani pranë Pediatrisë, rreth orës 18.30. Sipas prokurorisë, ai e priti disa kohë viktimën e tij dhe menjëherë sapo Kasmi mbërriti poshte pallatit te tij e qëlloi me katër plumba Pas krimit ish-speciali grek, zgjedh të largohet nga një tjetër rrugicë, duke dalë sërish në rrugën “Kongresi i Manastirit”, sic dallohet në pamjet filmike.

Në dosje thuhet se furgoni që drejtohet nga i pandehuri Malvin Dinellari, vijon rrugën duke dalë në zonën e Brrylit dhe merr drejtimin per nga Pallati me Shigjeta.

Një kamera sigurie e vendosur tek kryqëzimi i drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka fiksuar targën e automjetit, AA 231 JH.

Prokuroria mundi të zbulojë se furgoni ishte blerë 12 ditë përpara ngjarjes, nga pjesëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxhallari që është në arrati. Disa ditë pas krimit, po i njëjti furgon u gjet në shtëpinë e Hoxhallarit në zonën e Kasharit, aty ku dhe u zbulua një arsenal i madh armësh.

devi kasmi-konica.al

Tashmë një vit pas krimit që tronditi Tiranën, prokuroria për Krime të Rënda përfundoi hetimet dhe dorëzoi dosjen në gjykatë.

Listën e të pandehurve e kryeson shtetasi grek, pasi akuzohet si ekzekutor, ndërsa grupin kriminal që porositi dhe pagoi vrasjen dyshohet se e drejtonte Aurel Hoxhallari.

Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.