Ndodh edhe kështu. Aktori dhe shkrimtari dhe komediani i famshëm 83 vjeçar me gjashtë dekada në kulturën botërore Woody Allen ka ngritur një padi kundër kompanisë së mirënjohur Amazon Studios.
Artisti i famshëm e ka akuzuar për shkelje të kontratës së tyre pasi ata kanë refuzuar shpërndarjen e filmit të tij të fundit.
Nuk kërkon pak, po për këtë shkelje të kontratës kërkon më shumë se 68 milionë dollarë dëmshpërblim, duke pretenduar se kompania ka kthyer mbrapsht marrëveshjen midis tyre pa asnjë shkak.
Kjo kompani publikoi dy filmat e fundit të Allenit dhe gjithashtu shpërndau serinë e tij televizive, “Crisis in Six Scenes”, por nga ana tjetër refuzoi ta bënte këtë për filmin e tij të fundit, “A Rainy Day in New York”.
Dokumentet janë paraqitur në New York në qershor dhe shkak janë bërë akuzat që regjizori ka sulmuar sekusalisht vazjën e adoptuar Dylan Farrow në vitin 1992 dhe kjo bëri që Amazoni të tërhiqet nga marrëveshja në qershor 2018.
Ndërsa thuhet edhe se “kompania ishte në dijeni të akuzave të pabaza kur nënshkroi marrëveshje me regjisorin dhe nuk ka asnjë bazë që Amazoni të ndërpresë kontratën”.
“A Rainy Day in New York” është xhiruar në vitin 2017 nga një kast përfshirë Jude Law, Rebecca Hall, Selena Gomez dhe Timothee Chalamet.
Një numër i anëtarëve të kastit janë tërhequr nga projekti dhe Chalamet njoftoi në vitin 2018 se pagën e tij do ta jepte për bamirësi.