07.02.2019 - 09:57
Këshilli i Lartë i Prokurorisë shtyu nga data 7 në 21 shkurt afatin e aplikimit për SPAK.
Ndërkohë është zbuluar edhe arsyeja pse u shty afati i aplikimit në SPAK.
Mësohet se arsyeja e shtyrjes është numri i paktë i prokurorëve aplikantë, pasi deri tani kanë aplikuar vetëm 13 prokurorë për 15 vende vakante.
Vendimi për shtyrjen u mor me 10 vota pro. Kundër mësohet se ka votuar nëkryetari Alfred Balla.