MENU
klinika

Goditen VIP-at

“Zhduken” miliona ndjekës nga rrjetet sociale

13.02.2019 - 17:51

Rrjetet sociale janë shndërruar në një burim fitim për shumë persona të famshëm në botë, të cilët ndiqen nga miliona ndjekës sidomos në “Instagram”.

Por ky rrjet social së fundmi ka vendosur të bëjë ndryshime, duke mbyllur me miliona profile false e kjo ka shkaktuar polemika të shumta pasi nuk është bërë një paralajmërim para ndryshimit.

Siç raportohet, brenda 24 orëve, këngëtarja e famshme, Ariana Grande, ka humbur mbi tre milionë ndjekës. Edhe këngëtarja tjetër e famshme, Selena Gomez, e cila ka një ndër profilet më të ndjekura në këtë rrjet social, humbi brenda natës dy milionë ndjekës.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ky është një përditësim i “Instagram”-it, për të zhdukur profilet e rreme dhe jo-aktive. Në këtë mënyrë, pritet që të ulet edhe intensiteti i blerjeve dhe abuzimeve me ndjekësit false.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



I pari në botë që kalon këtë shifër

Elon Musk arrin pasuri rekord!

"Si nuk nxorëm ndonjë lekë"

Mc Kresha flet për konfliktin me Babastars

Aktorja i thotë “Po” propozimit për martesë

Fejohen Selena Gomez dhe Benny Blanco!