02.02.2019 - 21:44
Prej disa ditësh, Brezovica është e mbyllur për turistët. Ushtarët e Kosovës kanë arritur të shpërthejnë disa orteqe shumë të rrezikshme.
Kryeshefi i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, i cili falënderon edhe ushtarët për angazhimin e tyre.
“Falenderim i veçante për Ushtrinë e Kosovës! Sa mirë që iu kemi! Shpërthimi i ortiqeve në Brezovicë sot. Vazhdojmë nesër!’’, ka shkruar Morina.
Kujtojmë që një javë më parë, si pasojë e një orteku humbi jetën zv/ministri Arian Daci, shkak për të cilin edhe u mbyll qendra turistike në Brezovicë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ngujimi në Malet e Sharrit