MENU
klinika

Në vëmendje femrat 50- 60 vjeç

A do të ketë një sezon të ri të “Sex and the City”?

28.03.2019 - 16:50

Filmin e plotë “Seksi dhe Qyteti, 3” ndoshta kurrë nuk do kemi mundësinë ta shohim, mirëpo disa seri edhe mundet. Aktualisht autorja e librit “Seksi dhe Qyteti” Candice Bushnell, po përfundon një novelë që quhet “A ka akoma seks në qytet?”

Ndërkohë po punohet për seritë e filmit në fjalë. Raportohet se historia bazohet në rrëfimet e disa femrave që jetojnë nëNew York.  Aty dalin në pah shoqëritë, romancat, martesat dhe jeta e tyre seksuale.

Një detaj i cili bën diferencën në seritë që pritet të publikohen është fakti se personazhet femra janë rreth moshës 50- 60 vjeç.

Fillimi i moshës 50-vjeçare nënkupton fillimin e daljes në pension, më pak punë, më pak ushtrime fizike, më pak marrëdhënie seksuale me të huajt. Dhe doja të pasqyroja pikërisht atë çka përjetojnë shumica e femrave të cilat janë 50 apo 60 vjeç”, është shprehur Bushnell për “Deadline”.

Rikujtojmë se aktoret kryesore në filmin e parë të “Seksi dhe Qyteti” janë Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon, Kim Cattrall, and Kristin Davis .