Një studim ka zbuluar hiperaktivitet bronkial të shtuar pesëfish tek ata që më së paku merrnin vitaminë C. Të marrësh 500 mg vitaminë C dy herë në ditë gjatë sezonit mund të përmirësojë funksionin e mushkërive
Receta për luftimin e alergjive – Kuercetin është flavonoid që gjendet në qep, hudhra, molla, vera e kuqe dhe çajin jeshil, dhe mund të zvogëloj ngacmimin (kruarje) e syve te skuqur dhe fyti skuqur duke mbërthyer lirimin e histamines nga qelizat e imunitetit. Histamina shumëfishon përgjegjësinë (reagimin) e imunitetit duke e shtuar depërtueshmërin e kapilarëve dhe tkurrjet e muskujve të lëmuar. Pini një apo dy tableta të 1000 mg të kuercetinit një deri tri herë në ditë gjatë sezonit të alergjive.
Vitamina C – Vitamina C është antioksidanti kryesor që patrullon rrugët e ajrit, zvogëlon inflamacionin në mushkëri dhe membranat e mukozës në fyt. Një studim ka zbuluar hiperaktivitet bronkial të shtuar pesëfish tek ata që më së paku merrnin vitaminë C. Të marrësh 500mg vitamine C dy herë në ditë gjatë sezonit mund të përmirësoj funksionin e mushkërive
Magnezi – Magnezi ka efekt relaksues tek muskujt e lëmuar, e kështu ndihmon në zbutjen e tkurrjes bronkiale. Hulumtimet tregojnë se me rënien e niveleve të magnezit simptomat e alergjive dhe astmës rriten. Më së miri është që të marrësh afër 350mg magnez në ditë gjatë gjithë vitit
Vitamina E – Vitamina E është antioksidant që mbron membranat e qelizave dhe parandalon dëmtimin e enzimave. Së bashku me vitaminën C, krijon mburojë dhe mbron qelizat drejtpërdrejtë të ekspozuara ndaj alergjenteve. Studimet tregojnë se nivelet e ulëta të antioksidantëve sikur vitamina E rrisin rrezikun ndaj alergjive për trefish. Në ditë merr 400 UI
Vaji i peshkut – Dietat e pasura me omega-3 zvogëlojnë përgjegjësin e trupit ndaj alergjive kronike dhe ndaj gjendjeve inflamatore. Vaji i peshkut ofron nivele të larta të omega-3shit e që ndihmon trupin në prodhimin prostagladineve inflamator që janë të involvuar në përgjegjësin ndaj alergjive. Vaji i peshkut gjithashtu mund të zvogëloj reaksionet hipersenstive të lëkurës shpesh ndryshe që quajtura “dermetitis”. Merr rreth 3 gram vaj peshku në ditë për të luftuar alergjitë.
Për shumë kënd pranvera nuk është stina e parapëlqyer. Për shkak të polenit, pluhurit dhe problemeve shëndetësore që aktivizon ky sezon, e vetmja zgjidhje mbeten vizitat mjekësore për marrjen e trajtimit të duhur shëndetësor. Por jo të gjithë preferojnë ti drejtohen mjekut për të marrë ndihmën mjekësore, të tjerë përmes disa recetave shtëpiake trajtojnë simptomat alergjike.
Alergjitë – Por pyetja që shtrohet është se si të kuptojmë që vuani nga alergjitë e pranverës? Mjekët shpjegojnë se alergjitë vijnë si reagim hipertensiv ndaj një substance normale të padëmshme. Ka lloj substancash, që mund të shkaktojnë probleme një njeriu të ndjeshëm. Alergjentët e zakonshëm janë poleni, pluhuri i shtëpisë, pendlat, zbokthi i kafshëve, morrat e qilimit, kemikalet dhe një mori ushqimesh. Disa alergji kryesisht shkaktojnë simptoma të frymëmarrjes; ca të tjera mund të shkaktojnë simptoma të ndryshme si dhembje koke, lodhje, temperaturë me ethe, diarre, dhembje stomaku e gjithashtu edhe të vjella. Ky post adreson alergjitë e frymëmarrjes, si ato kronike ashtu edhe ato sezonale.
Shenjat – Nëse ke alergji ndoshta vuani nga nxënia e hundës, apo ju shkojnë hundët teshtitje, të kruhet lëkura dhe sytë, apo edhe ndoshta ke sy të përlotur dhe të skuqur. Ndoshta edhe nuk është nevoja që të themi fare por alergjitë mund të ju bëjnë shumë të parehatshëm. Këto simptoma ndodhin për shkak se në prezencën e një alergjenti sistemi imunitar liron kemikale që quhen histamine për t’i luftuar atë që percepton si pushtues. Ilaçet shtëpiake për alergji mund ti trajtojnë. Histaminet shkaktojnë zinxhirë reagimesh duke përfshirë këtu edhe të enjtura dhe kongjestim të vrimave të hundës dhe rrisin prodhimin e mukozës. Kjo në esencë është përgjigje hipertensive apo ndryshe reagim i tepërt i trupit ndaj një stimuli të jashtëm.
Sezonale – Nëse alergjitë janë sezonale apo kronike varet nga alergjenti apo alergjentët e përfshirë. Alergjitë sezonale anojnë të shkaktohen nga poleni. Alergjitë e vazhdueshme apo kronike zakonisht shkaktohen nga faktorë që janë prezent në ambient për gjatë gjithë vitit, faktor sikur zbokthi i insekteve shtëpiake, pluhuri apo edhe pendlat. Zënia e hundës Karakterizohet me hundë te zëna, teshtitje të shpeshta dhe tendencë për të marr frymë përmes gojës. Sytë mund të jenë të skuqur dhe të përlotur. Dhembje koke, kruarje, gjakderdhje nga hunda dhe lodhja mund të jenë ndërlikime sekondare. Shpesh shihen edhe rrathët e zinj rreth syve që shoqërohet me pamje të fryrë të fytyrës.
Ushqimet – Ndoshta jeni alergjikë ndaj ndonjë ushqimi nëse ke alergji të frymëmarrjes. Përveç produkteve të qumështit dhe grurit fajtorë mund të jenë edhe vezët, çokollata, frutat e detit. Ndaj dhe duhet të eliminoni njërën nga këto ushqime për dy javë, për të parë nëse keni përmirësime. Përdorni një dietë eliminimi apo rotacioni për të zbuluar se ndaj cilit ushqim je alergjik. Produktet nga qumështi mund të trashin mukozën dhe stimulojnë rritjen e prodhimit të saj. Nëse alergjitë tuaja janë sezonale ndoshta ju ndihmon të shmangni ushqimet nga gruri i plotë përgjatë gjithë sezonit shumë njerëz që vuajnë nga alergjitë janë ndjeshëm prej grurit. Duhet të dini se kur trupi juaj është nën stresin e çfarëdo llojit, duke përfshirë këtu edhe stresin e shkaktuar nga reagimi alergjik, sistemi i tretjes nuk është i fortë sa zakonisht dhe yndyrat – të cilat janë të vështira për t’u tretur mund të rëndojnë punën e sistemit të tretjes.
Gjithashtu, yndyrat e patretura kontribuojnë në prodhimin e mukozës.