MENU
klinika

Një libër për nder të tij

Adriano Celentano një kujtim me  Françesk Radin

28.03.2019 - 14:13

Po bëhen dy vite nga dita kur Françesk Radi u nda nga jeta dhe bashkëshortja Tefta po përgatit një libër në nder të tij.

“Libri do të jetë i veçantë edhe për nga mënyra sesi do të vijë tek lexuesi jeta dhe krijimtaria e kantautorit, të cilat i ka rrëfyer dhe lënë të shkruara vetë”, ka konfrmuar bashkëshortja Tefta Radi .

Në këtë libër miqtë dhe bashkëpunëtorë të Françesk Radit do të ndajnë gjithashtu kujtimet e tyre me kantautorin e mirënjohur i cili la një pasuri në repertorin e muzikës shqiptare.

Njëri prej miqve të tij ka ndarë një nga momentet e veçanta që e lidhin Radin me artistin italian, Adriano Celentano.

Shkrimtari Shpend Sollaku Noé, i cili tregon se kohë më parë pati mundësinë të takonte Celentano-n dhe t’i tregonte zërin e mrekullueshëm të Françesk Radit.