Identifikohet identiteti i viktimës së aksidentit të ndodhur pak më parë në aksin Koplik- Shkodër. Ai është shtetasi me inicialet N.S, 26 vjeç.
Ndërkohë policia po vazhdon te hetojë per zbardhjen e shkaqeve.
Në deklaratën e policisë thuhet: ” Më datë 15.03.2019 rreth orës 12:00 në aksin rrugor Shkodër- Koplik në vendin e quajtur kryqëzimi Koplik i Sipërm, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin “Volkswagen” për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N. S.26 vjeç nga Malësia e Madhe, drejtuesi i mjetit tip”Benz” si edhe ka mbetur i dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi L. M. 59 vjeç
banues në Malësi të Madhe“.
Po kryhen veprimet me Grup Hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.