MENU
klinika

Shfaqen me puthje ne publik

Amber Heard prezanton të dashurin e ri

15.03.2019 - 16:29

Ish-gruaja e Johnny Deppit, Amber Heard, është parë teksa shkëmben puthje me regjisorin, Andy Muschietti.

Aktorja u fotografua teksa ishte në krah të regjisorit 32-vjeçar argjentinas në rrugët e Los Angelos, jashtë shtëpisë private.

Amber para Andyt ishte në lidhje me tregtarin e artit, Vit Von Schnabel, dhe hera e fundit që u pa së bashku me të ishte në muajin janar . Pas kësaj, Vito u pa me modelin Deniz Schafer.

Bukuroshja ishte e martuar me yllin e Holliwoodit, Johnny Depp, ku martesa zgjati më pak se tre vjet, pasi aktorja e akuzoi atë për dhunë fizike.

Johnny iu përgjigj kohët e fundit duke kërkuar 50 milionë dollarë duke pretenduar se Amber kishte shpikur gjithçka.
Kujtojmë Heard do ta shohim edhe në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti në ekranet e mëdha të kinemave.