Ylli i Hollywood, Angelina Jolie gjatë një interviste zbuloi arsyet e ndarjes nga ish-bashkëshorti Brad Pitt.
Jolie shprehet se kishin pikëpamje të ndryshme me ish-bashkëshortin e saj në veçanti për fëmijët e tyre.
“Asnjë marrëdhënie nuk është vetëm bardh e zi. Unë dhe Brad kishim pikëpamje të ndryshme në lidhje me shumë çështje. Dhe arsyet pse shkuam drejt divorcit ishin pikërisht pikëpamjet e ndryshme që kishim mbi fëmijët tani,”, u shpreh aktorja.
Më tej ajo shtoi se një arsye tjetër ishte varësia e Brad Pitt ndaj alkolit.
“Varësia e tij ndaj alkoolit ishte arsyeja pse humbi shumë mundësi në Hollywood. Ai ishte xheloz dhe nuk më lejonte të promovoja biznesin tim. Sidoqoftë, ai është babai i fëmijëve të mi dhe unë nuk dua të flas shumë për këtë,”-theksoi Jolie.
Pitt dhe Jolie janë prindër të gjashtë fëmijëve Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox.