08.03.2019 - 11:36
Këngëtarja është bërë nënë pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Anjeza Shahini është tani nëna e fëmijës së saj të pare, një vajze të cilen e ka quajtur Tori.
Ajo këtë gjë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram ku ka pohuar se këtë datë të shënuar e feston si nënë.
“Dita ime e parë e gruas si nënë. Përshëndetje nga vajza ime TORI (Victoria Kelis Connolly). Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI (Victoria Kelis Connnolly)”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.