Anxhela Peristeri është ndër këngëtaret më të mira të muzikës live dhe performancat e saj janë gjithmonë të duartrokitura nga publiku
Dita e sotme është vërtet e veçantë për këngëtaren, pasi data e sotme shënon edhe ditën e lindjes.
Ndërkohë që urimet janë të shumta, Anxhela është surprizuar shumë gjatë kohës që po performonte live në një koncert, pasi diçka e papritur për të ka ndodhur kur ajo u ndodh papërgatitur.
Kolegu dhe miku i saj Aurel Thellimi është ngjitur në skenë me një tortë në dorë dhe ka emocionuar Anxhelën teksa këndonte së bashku me publikun këngën e ditëlindjes.
Këngëtarja i ka publikuar në Instastory këto momente speciale, ku shihet duke fryrë qirinjtë e tortës në formën e shkronjës A.