MENU
klinika

Thyen rekord në Spotify

Ariana Grande më e suksesshme se kurrë

26.03.2019 - 14:42

Ariana Grande thyen rekord në Spotify, këngëtarja e parë me 3 albume me 2 miliardë dëgjime. Ariana Grande është e para me tre albume,”Thank u”, “Next”, dhe “Dangerous Woman”, ku secili numëron 2 miliardë dëgjime në Spotify.

Kënga “Thank u” arriti mbi 1 miliardë dëgjime në vetëm 11 ditë në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Ylli i popit gjithashtu theu rekord në YouTube në dhjetor kur videoja e këngës “Thank u”, u kthye në videoklipin më të klikuar në YouTube dhe VEVE në 24 orë duke grumbulluar 829.000 shikime dhe 427.000 komente.

Grande gjithashtu hodhi nga froni Selena Gomez si këngëtarja më e ndjekur në Instagram me 149 milionë ndjekës.

Aktualisht ajo po zhvillon turin e saj në Amerikën e Veriut për promovimin e albumit “Sweetener”.