MENU
klinika

Urdhri i emërimit

Artan Lame “legalizohet” tek Kadastra

26.03.2019 - 17:26

Artan Lame emërohet në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, insitucioni i ri që bashkon ALUIZNI-n dhe Hipotekën.

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar emërimin e Lames drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të kadastrës dhe vendimi është firmosur dje.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Lame sqaroi mënyrën se si do të shkrihen dy institucionet kryesore të pronës në vend për të krijuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

artan-lame-konica.al
artan-lame-konica.al

Sipas Lames, Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ato të Agjencisë Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Ndërtimore Informale do të shkriheshin në një. Në këtë mënyrë, procedura për legalizimin dhe më pas hipotekimin e ndërtimeve pa leje do të bëhet në një sportel të vetëm. Këto sportele do të jenë të ADIS, që, sipas Lames, janë shembulli se si i shërbehet qytetarëve.

Drejtori i ALUIZNI-t foli edhe për problematikën e mbivendosjes. Sipas tij, qytetarët kanë dy mënyra për ta zgjidhur vetë këtë problem. E para, sipas tij, është procedura juridike ku qytetarët i drejtohen Gjykatës, ndërsa e dyta është gjetja e një marrëveshjeje me ndërtuesin që ka zënë tokën e pronarit. Për këtë problematikë, Lame fajëson administratën e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që kanë lejuar krijimin e mbivendosjeve kur për të njëjtën pronë kanë dalë disa pronarë.