MENU
klinika

Këtë herë ndodh në realitet

Avioni ku ndodhej Keanu Reeves bën ulje emergjente

26.03.2019 - 14:21

Keanu Reeves përballet me emergjenca në jetë dhe jo vetëm në ekranin e madh, siç jemi mësuar ta shohim në filmat ku ai është protagoist.

Këtë herë avioni me të cilin udhëtonte aktori i famshëm është detyruar të bëj  ulje emergjente. Kjo bëri që aktori të vazhdonte udhëtimin me autobus me një grup të panjohurish.

Aktori ishtë në një fluturim të United nga San Francisco në Burbank, Los Anxheles, kur avioni u ul në Bakersfield pas një avarie. Të gjithë fatmirësisht shpëtuan, dhe nuk pati pasoja.

Keanu Reeves mori çantat e tij e madje ndihmoi pasagjerët e tjerë të rimarrin sendet e tyre dhe më pas është nisur për një udhëtim ku ndodhej  në autobus mes personave të huaj, kjo ishte mënyra e vetme dhe më e shpejtë për të shkuar në Los Anxhelos.