MENU
klinika

Publikimi, në fund të marsit

Bashkëpunimi i parë i motrave Istefi

14.03.2019 - 12:37

Motrat këngëtare Nora dhe Era Istrefi do të bashkojnë forcat për të publikuar këngën e tyre të parë bashkë.

Ishte fillimisht, Era e cila bëri një postim dy ditë më parë në llogarinë e saj në Instagram, ku tregoi se po vazhdojnë xhirimet e klipit të kësaj kënge.

Ndërkohë menaxheri i Norës, Drilon Furra ka pohur se kënga e tyre do të publikohet në fund të muajit mars.

Motrat Istrefi kanë vendosur që t’i mbajnë të gjitha detajet surprizë deri në momentin që do të publikohet kënga.

Kujtojmë se Era ka nisur prej pak kohësh karrierën në tregun ndërkombëtar të muzikës, ku projekti i saj i fundit ishte “Selfish”, një bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike.