MENU
klinika

Truket

Bashkim perfekt i ngjyrave, çdo kombinim të duket luksoz!

01.03.2019 - 21:17

Mirëpo, a e keni ditur që kombinimet e nuancave të caktuara duken edhe luksoze?!

Revistat e popullarizuara të modës kanë ndarë katër top-kombinimet e ngjyrave për shkak të të cilave kombinimet e veshjeve gjithmonë duken të shtrenjta, transmeton Telegrafi.

1. Ngjyra e gjelbër dhe ngjyra e konjakut

Sipas mendimit të njohësve të modës, efekti luksoz më së miri arrihet me kombinimin e nuancës së ullirit-të gjelbër apo nuancë dheu-të gjelbër dhe konjak-të gështenjtë, madje ashtu që pjesët e veshjeve të jenë ngjyrë të gjelbër, ndërkaq aksesorët dhe këpucët ngjyrë të gështenjtë.

2. E verdha dhe e kaltra

Nuanca të tepërta pasteli në një formë shpesh nuk jep rezultat të mirë mode, por jo kur është fjala për të kaltrën e shkëlqyer dhe të verdhën të shkëlqyer! Sekreti qëndron në kontrastin midis ngjyrave të ngrohta dhe të ftohta për shkak të të cilave ky kombinim i nuancave pastel është gjithsesi i pëlqyer.

3. Bezhë dhe e bardhë

Adhurueset e minimalizmit të modës që moti janë besnike të këtij kombinimi të ngjyrave. Eksperimentoni me nuancën e bardhë në vend të së bardhës klasike apo të ty kombinimet me rroba ngjyrë bezhë.

4. E kuqe dhe rozë

Ekspertët këshillojnë kombinimin e nuancave të hirta dhe të thella, mirëpo adhurueset më të guximshme të modës kombinojnë edhe me nuancat e tjera nga paletat e pasura rozë dhe të kuqe.