Këngëtarja shqiptare fama e së cilës arriti në nivel botëror, Bebe Rexha, nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e madje ka treguar se gjithmonë se është e lidhur ngushtë me rrënjët e saj.
Me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë, artistja ka bërë të pamundur që të promovojë shqiptarë kudo nëpër botë, duke u krenuar gjithmonë me vendin e saj.
Ajo ka lindur dhe është rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por flet shqip shumë mirë.
Në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ajo ka arritur t’ua dëshmojë fansave të saj shqiptarë se di të këndojë shumë mirë edhe shqip.
Grimeri shqiptar me famë ndërkombëtar, Mario Dedivanoviç, i njohur ndryshe edhe si njeri i besuar i Kim Kardashian, ka publikuar një video të artistes shqiptare duke kënduar një këngë shqiptare.
Teksa po i realizonte grimin Bebe Rexhës në prapaskenat e një emisioni, ai i ka kërkuar asaj që të këndojë shqip dhe ju që keni pritur ta shikoni Beben duke kënduar shqip mund të shijoni videon e mëposhtme: