MENU
klinika

Përfundojnë punimet

Berat/ Rindërtohet rruga e Kalasë, Rama: ‘Rilindje’ edhe shtëpive

17.03.2019 - 11:33

Ka përfunduar rindërtimi i rrugës së Kalasë në qytetin e Beratit.

Rruga që mban emrin “Mihal Komneno”, është hyrja kryesore dhe më efikase që lidh Beratin me një ndër lagjet muzeale të qytetit, lagjen ‘Kala’.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi e ka vlerësuar këtë si një nga ndërhyrjet më cilësore që kthen në identitet një nga zonat më të frekuentuara nga turistët, numri i të cilëve është gjithmonë në rritje në Berat.

Rama-ne-Berat-konica.al

Ndërkohë, kryeministri njoftoi më tej propozimin e qeverisë për një program financimi të posaçëm për restaurimin e shtëpive tradicionale të Gjirokastrës dhe të Beratit.

“Ne duam të bëjmë një program të veçantë, program rilindjeje të shtëpive të Gjirokastrës dhe të Beratit, si dhe të shtëpive tradicionale me vlerë si monument kulture në zona të tjera turistike, një program financimi ku t’iu jepet akses atyre që marrin këto iniciativa dhe t’iu lehtësohet nga pikëpamja e financimit i gjithë procesi. Mund të jenë fonde grant, mund të jenë fonde me kredi me interesa shumë të ulëta”, nënvizoi kreu i qeverisë.