A po kërkon Vladimir Putin të aneksojë Bjellorusinë fqinje dhe të ribashkojë ish-territoret e Bashkimit Sovjetik nën kontrollin e Moskës? A po e mbron lideri bjellorus Aleksander Lukashenko kombin e tij kundër një ndërhyrjeje të mundshme nga forcat ruse?
Këto pyetje kanë qenë në fokusin e medias gjatë muajit të kaluar. Në veçanti stuhia e takimeve dypalëshe midis kryetarëve të shteteve ruse dhe bjelloruseze në dhjetor dhe janar ka nxitur spekulime se Bjellorusia mund të jetë “Krimeja” e ardhshme.
Për të kuptuar kontekstin, duhet të kthehesh pothuajse një çerek shekulli pas në kohë. Në vitet e para të pavarësisë së Bjellorusisë kishte mundësi që Bjellorusia e pavarur të ndiqte rrugën e vet, por që nga viti 1996 Lukashenko u bë autoriteti i vetëm në Bjellorusi.
Foto e marrë nga Meme-Arsenal
Në prill të po atij viti, Bjellorusia dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje për të krijuar një Komonuelth midis dy shteteve. Kjo marrëveshje pati pak ndikim në atë kohë, përveçse ndoshta kontribuoi në zgjedhjen disi të habitshme të presidentit rus, Boris Jelcin, dy muaj më vonë. Në prill 1997, marrëveshja u thellua në një Bashkim (RBU) dhe një traktat formal u nënshkrua në dhjetor 1999, por përfitimi i tij kryesor ishte sigurimi i statusit të kombit më të favorizuar në Bjellorusi sa i përket çmimeve të naftës dhe gazit dhe subvencioneve. Të dy palët dështuan në disa raste për të krijuar një monedhë të përbashkët. Pasi Jelçini u tërhoq, për t’u pasuar nga Putini, marrëveshja u bë kryesisht një deklaratë letre.
Sot, në vitin 2019 situata është tërësisht ndryshe, por për arsye ekonomike dhe jo politike. Marrëdhënia Lukashenko-Putin nuk është dhe aq e mirë, dhe Rusia më në fund ka tërhequr të gjitha privilegjet e dhëna Bjellorusisë.
Megjithatë, pikëpamja botërore e Lukashenkos nuk ka ndryshuar rrënjësisht.
Në vitin 2017, të dy shtetet vazhduan ushtrimet ushtarake të njohura si Zapad (Perëndimi) dhe Rusia ka dy baza ushtarake në Bjellorusi, megjithëse nuk ka qenë në gjendje të sigurojë një bazë të forcave ajrore. Bjellorusia është gjithashtu anëtare e disa projekteve integruese të udhëhequra nga Rusia, si Bashkimi Ekonomik Euroaziatik dhe Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive dhe ka statusin e vëzhguesit në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait.
Foto e marrë nga BBC
Nën regjimin e rreptë autoritar të Lukashenkos, mediat ruse dhe mediat sociale kanë ushtruar ndikim të pakufizuar, ndërkohë që opozita ka qenë në shënjestër për ngacmime dhe gjoba. Si rezultat, shumica e popullsisë është plotësisht mbështetëse ndaj aneksimit të Krimesë të Ukrainës dhe ndërhyrjeve në Donbas. Megjithëse bjellorusët nuk mbështesin një pushtim rus, ata nuk do të rezistojnë ndaj pushtimit.
Kështu, është ironike që Lukashenko tani paraqet si mbrojtës I Bjellorusisë dhe ka ndryshuar qëndrimin ndaj një nacionalizmi “të butë”, duke rritur lidhjet me një Evropë entuziaste me një regjim pa viza dhe lirimin e të burgosurve të njohur politik. Disa analistë madje e perceptojnë atë si një bastion mes BE dhe një Rusie agresive.
Ajo që është e vërtetë është se Putini i ka hequr të gjitha privilegjet ekonomike të Bjellorusisë për të theksuar pabarazinë e partneritetit dhe realitetin e marrëdhënies, domethënë Lukashenko është në thelb një vasal i Putinit. Rusia nuk do të pushtojë Bjellorusinë, sepse është e panevojshme…
David R. Marples