19.03.2019 - 08:52
Ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Pitër Panit”, foli rreth marrëdhënieve me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.
Bregu u pyet nga fëmijët se cilin ka më shumë shok Bashën apo Ramën, ajo fillimisht ka tentuar të mos tregojë shumë detaje. Por pas këmbënguljes së fëmijëve, Bregu ka thënë se Lulzim Basha i ka dal shok i keq, kurse për Kryeministrin Rama ajo tha se nuk e ka patur asnjëherë shok.
“Luli me doli shok i keq, kurse Ramën nuk e kam pas asnjëherë shok”, tha Bregu duken qeshur.
Pyetjes a të ka marrë malli për Parlamentin? “Për këtë Parlamentin sot? Asnjë çik fare”, tha Bregu.