MENU
klinika

Projekti i parë për 2019- ën

Butrint Imeri gati për publikimin e klipit të ri

24.03.2019 - 14:58

Butrint Imeri ka gati videoklipin e tij më të ri.

Këngëtari ka punuar për këngën e tij më të re që pritet të publikohet së shpejti.

Aktualisht ai po realizon videoklipin, që pritet të sillet në një mënyrë tejet të veçantë sipas mesazhit paraprak të këngëtarit.

Ky është projekti i parë për Butrintin për vitin 2019, pasi kënga e fundit është hiti “Bakllava” që ai e solli në një bashkëpunim me Gjikon.

Ndër hitet e tjera të Butrintit kujtojmë edhe “Alea”, “Bella”, “Ma Cherie” si edhe shumë bashkëpunime.