MENU
klinika

Këshilla

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse nuk hani më bukë

19.03.2019 - 10:36

Eliminimi i karbohidrateve nga regjimi ushqimor është sikur të mos furnizosh makinën me karburant e të pretendosh të ecë.

Sigurisht që trupi i njeriut ka nevojë për shumë lëndë të tjera ushqyese, por nëse ju reduktoni sasinë e karbohidrateve, ja çfarë do t’ju ndodhë.

Humbni peshën nga mbajtja e ujit

Kur zvogëloni sasinë e karbohidrateve ju do të humbni peshë, por nuk është yndyrë ajo që po shkrini, por ujë. Karbohidratet ruhen në trup në formën e glykogjenit e çdo gram karbohidrati ruan tri deri katër herë peshën e tij në ujë. Kur ju ndërprisni marrjen e karbohidrateve, këto rezerva do të zbrazen dhe do të humbni sasi të mëdha uji.

Mund të sëmureni më lehtë

Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë së trurit. Kur një person eliminon karbohidratet, ai do të ndihet i lodhur, i plogështuar, i dobët fizikisht, do të ketë pagjumësi e ndjesinë e të përzierës.

Ulet dëshira për të ngrënë 

Karbohidratet e rafinuara rrisin brenda një kohe të shkurtër sheqerin në gjak, për ta ulur në mënyrë drastike. Kjo gjë ju bën të uritur dhe të konsumoni ushqim për të mbajtur nivelin e sheqerit nën kontroll. Kur ju ndërprisni karbohidratet në tru çaktivizohet qendra e varësisë nga karbohidratet, kësisoj dhe dëshirën për t’i ngrënë.

BUKA-

Bie niveli i energjisë

Drithërat janë një burim i shkëlqyer i hekurit, magnezit dhe vitaminave B, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e niveleve të energjisë. Kufizimi i tyre bën që ju të ndiheni më të lodhur.

Probleme me aparatin tretës dhe kapsllëk

Fibrat e gjendura me shumicë tek drithërat jo vetëm që ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjal, por zvogëlojnë dhe rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve kronike.

Luhatje humori 

Nëse ju i thoni “JO” drithërave të shëndetshme, i keni thënë “jo” neurotransmetuesve si serotonina që ju bën të ndiheni mirë.

Ul kolesterolin dhe mbron shëndetin e zemrës

Cili është fruti që duhet të hani më shpesh

Ekspertët tregojnë rreziqet që i kanosen shëndetit

Pse nuk duhet ta merrni celularin me vete në tualet?

Lehtëson të përzierat dhe lufton erën e keqe të gojës

Përftimet kryesore të mentes