Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk kanë patur mundësi që të përmirësojnë marrëdhënien e tyre pasi reperi u akuzua për tradhti. Muajin e kaluar, Kylie dhe Travis patën një sherr të madh sepse sipërmarrësja gjeti mesazhe të dyshimta në celularin e Travis.
Burime pranë tyre tregojnë se kanë komunikuar, por lidhja nuk është si më parë. TMZ ka raportuar se Kylie nuk ka më besim tek bashkëshorti, të cilit tani i duhet shumë punë për t’i vërtetuar dashurinë.
Në mes gjithë këtyre problemeve familjare, Kylie nuk harron të përqendrohet tek produktet e saj kozmetike dhe vajza e vogël Stormi.
Familja është prioritet dhe për Travis, por Kylie pavarësisht përpjekjeve të tij duke i dhënë përparësi asaj para gjithçkaje, nuk dëshiron që ai të anulojë koncertet.
Vallë të jetë penduar vërtetë Travis dhe të jetë i pushtuar nga dashuria për Kylien? Shumë gjëra do t’i provojë koha.