Aktori i famshëm amerikan Tom Cruise nuk e lejon ish-bashkëshorten e tij Nicole Kidman që të marrë pjesë në dasmën e të birit. Kjo përbën edhe debatin e radhës mes tyre.
24-vjeçari Connor Cruise i cili ashtu si i ati beson në religjionin kontrovers të quajtur “scientologji” spekulohet se do të martohet së shpejti me të dashurën e tij italiane të quajtur Silvia e cila është po ashtu një besimtare e devotshme.
Arsyeja se përse Tom nuk dëshiron që Nicole të marrë pjesë në ceremoninë në fjalë është sepse ajo konsiderohet nga Kisha si një person jo i përshtatshëm dhe me probleme personaliteti.
Rikujtojmë se aktorja e njohur prej kohësh ka vuajtur nga sëmundja e depresionit. Cruise dhe Kidman u ndanë në vitin 2001 dhe Tom në atë periudhë iu dha kujdestaria e dy fëmijëve, Connor dhe Isabella.
Aktualisht Nicole është e martuar me Keith Urban dhe kanë së bashku dy fëmijë, 10-vjeçaren Sunday dhe 8-vjeçaren Faith. Po ashtu Tom ka një vajzë 12-vjeçare nga martesa me Katie Holmes.