24.03.2019 - 12:49
Turneu i Miamit në tenisin e femrave po vijon me surpriza. Tenistja amerikane Serena Williams, ish-numri 1 në botë për femra, është tërhequr nga turneu pas një problemi në gju.
Ajo duhej të luante në raundin e katërt ndaj kinezes Wang Qiang, por dëmtimi ka detyruar tenisten 37-vjeçare, 8 herë fituese në këtë turne, të ngrejë “flamurin e bardhë”.
Ndërsa tenistja japoneze Naomi Osaka është eliminuar në raundin e tretë nga kinezja Hsieh Si-Wei.
Osaka u mund 2-1 (4-6, 7-6, 6-3) nga rivalja kineze, që ka befasuar të gjithë. Eliminimi mund t’i kushtojë shtrenjtë tenistes japoneze, që rrezikon kreun e renditjes botërore.