MENU
klinika

Akuza për evazion fiskal

Dënohet ish-shefi i fushatës së Trump

08.03.2019 - 14:14

Ish-shefi i fushatës së presidentit të SHBA, Donald Trump, Paul Manafort, është dënuar me 47 muaj burg për mashtrim.

Ai u akuzua vitin e kaluar sepse fshehu miliona dollarë të ardhura të fituara si konsulent politik në Ukrainë. Akuzat vijnë nga një hetim për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Asnjë nga akuzat e Manafort nuk kanë lidhje me akuzat për bashkëpunim me Rusinë. Trump gjithmonë e ka mohuar akuzën, duke e përshkruar hetimin si një “gjueti shtrigash”.

Dënimi prej 47 muajsh është shumë më i shkurtër se ai i rekomanduar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA, Robert Mueller. Manafort, 69 vjeç, pritet të dënohet edhe në një rast tjetër javën e ardhshme lidhur me lobimin e tij të paligjshëm.

Çfarë ndodhi në seancë?

Manafort , gjithashtu duhet të paguajë 24 milion $ (18 milion funte) dhe një gjobë prej 50,000 dollarësh. Ai iu drejtua gjykatës të enjten në mbrëmje në Aleksandri, Virxhinia, duke thënë “dy vitet e fundit kanë qenë më të vështirat e jetës sime”, duke i kërkuar gjykatësit të jetë “i mëshirshëm”. Ai e përshkroi jetën e tij si “profesionalisht dhe financiarisht në rrëmujë”.

Shumë demokratë kanë reaguar me pakënaqësi.  Ndërkohë, ish-drejtori i CIA-s John Brennan e përshkroi atë si “një dënim jashtëzakonisht të butë”.

Në Aleksandri, Virxhinia, Manafort u akuzua  gushtin e kaluar  për mashtrim tatimor, mashtrim bankar dhe për mosdeklarimin e një llogarie bankare të huaj. Manafort u padit për fshehjen e 55 milion $ në llogaritë bankare në Qipro, paratë që i kishte marrë si konsulent politik për politikanët pro rusë të Ukrainës.

Manafort shërbeu tre muaj si shef i fushatës së Trump deri në gusht 2016, kur ai u detyrua të japë dorëheqjen për punën e tij të mëparshme në Ukrainë.

Si lidhet rasti me hetimin e Rusisë?

Manafort nuk është akuzuar për ndonjë gjë që lidhet me hetimin e një avokati të posaçëm në një komplot rus të dyshuar për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Kritikët e presidentit theksojnë se Manafort ishte i pranishëm në një takim për ndërtimin e kullës Trump Tower në qershor 2016 midis stafit të fushatës dhe një avokati rus të lidhur me Kremlinin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN