MENU
klinika

Deklarata

Deputeti gjerman: Dialog, nëse doni demokraci

08.03.2019 - 15:59

Deputeti i Bundestagut gjerman, Tobias Gottardt foli pas takimit të zhvilluar në kryesinë e Kuvendit me deputetët shqiptarë.

Gottardt tha se ata që e duan demokracinë janë pro dialogut dhe vështirësitë duhet të kalohen së bashku.

Më tej, ai nënvizoi se me hapat që ka marrë, Shqipëria ka bërë përparime të dukshme.

“Doja ta prekja nga afër realitetin. Kam dëgjuar kategori të ndryshme përfaqësues fondacionesh dhe kryetarë grupesh parlamentare. Fola për reformën në drejtësi dhe implementimin e vettingut hapat që janë marrë nga Shqipëria janë të dukshme, Shqipëria ka bërë përparim. Sigurisht nuk besoj që më takon mua të jap komente për situatën e brendshëm politike dua të shpreh qëndrimin tim se ata që e duan demokracinë janë pro dialogut dhe përballimit të çdo situate me dhënien e argumenteve gjithnjë pro dialogut.

Si një europian i bindur në vlerat që transmeton BE unë jam këtu për të mbështetur çdo hap që Shqipëria po ndërmerr drejt anëtarësimit në BE. Kjo situatë është me fitore për të dyja anët si për Shqipërinë dhe BE. Pavarësisht vendit nga i cili vijmë, mesazhi i përbashkët është: Të gjitha vështirësitë dhe risqet që na shfaqen duhet të bashkëpunojmë bashkë”– u shpreh Gottardt.

“10 milionë euro për kokën e Martinajt”

Kurthi që ngriti Leonard Duka për “mbretin” e kumarit!

Ishin në kërkim në kuadër të urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK

Si u vunë në pranga dy shqiptarët në Verona

“Do vish në Itali, po hape gojën të denoncosh do të të vrasim mamanë”

Si e reja zbuloi planin se vjehrra do e trafikonte për prostitucion

"Shumë shpejt do dalin emra të tjerë politikanësh e..."

“SPAK ka bërë tërmet”/ Profesori Karamuço bën paralajmërimin e bujshëm