MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Sekretari amerikan: Çmimin e dështimit e paguan…

09.03.2019 - 15:38

Gjatë ditës së sotme përfaqësuesit shtetërorë të Kosovës kanë zhvilluar një takim për dy orë në rezidencën amerikane me nënsekretarin për çështje politike në Departamentin amerikane të Shtetit, David Hale.

Sipas asaj çfarë shkruhet në mediat kosovare, mësohet se Hale ka kërkuar heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe.

Sipas tij nëse dialogu mes dy vendeve dështon, çmimin e dështimit do ta paguajë shteti i Kosovës.

“Nëse Kosova mbetet përgjegjëse për dështimin e dialogut do të paguajë çmim”, mësohet të ketë thënë Hale.