Aktorja e njohur meksikane, Angelique Boyer u ndie e turpëruar dhe mjaft në siklet nga ajo çfarë i ndodhi në paraqitjen e fundit.
Teksa prezantohej në një event prestigjioz në Meksikë, ajo harroi se kishte veshur mbrapsht fustanin që ishte dizajnuar posaçërisht për të.
Duke e veshur në anën e gabuar, Angelique bëri që të zbuloi më shumë se ç’duhet te pjesa e gjoksit,
e në fakt fustani i hapur te ajo pjesë ishte dizejnuar për pjesën e shpinës.
Pasi kishte parë gabimin, ajo ka shkuar për ta ndërruar dhe më pas e ka veshur fustanin në anën e duhur.
Angelique Boyer është më shumë e njohur për publikun shqiptar si personazhi i Terezës, në serialin me po të njëjtin titull i cili është transmetuar në ekranet shqiptare.