MENU
klinika

Emocionohet këngëtarja

Divorci/ Ermali vë me ‘shpatulla pas murit’ Jonida Maliqin

16.03.2019 - 15:07

Jonida Maliqi do të jetë sot e ftuar në emisionin e mikut të saj Ermal Mamaqi.

Në prag të pjesëmarrjes në festivalin evropian të këngës, këngëtarja shqiptare do të bëjë një rrëfim të sinqertë për garën, ndjesitë e të qenit fituese e Festivalit të Këngës në RTSH, por edhe për jetën private.

Në spotin e emisionit të publikuar sot nga Ermal Mamaqi, ky i fundit i bën një të papritur në lidhje me divorcin e Jonidës.

“A është bukur kur ndahesh?”, e pyet moderatori, ndërkohë që Jonida shtang për disa sekonda para se të përgjigjet.

Këngëtarja duket se është emocionuar nga pyetja, ndërsa përgjigjia e saj mbetet për tu zbuluar.

 

View this post on Instagram

 

Sonte ne Xing me Ermalin e ftuar shoqja ime e shkollës. @jonidamaliqi .? Ora 21:40, ne Tv Klan.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Jonida Maliqi i dha fund martesës 17-vjeçare me bashkëshortin Gent Prizreni në vitin 2017 , me të cilin ka dhe një djalë.