MENU
klinika

Deklarata

“Do jem i njëjti”, Nimet Musai pranon mandatin e deputetit

19.03.2019 - 12:22

Kreu i grupit të këshilltarëve të LSI-së në Fier, Nimet Musai ka hequr dorë nga ky post dhe ka pranuar mandatin e deputetit.

Ky vendim është bërë i ditur nga vetë Musai gjatë mbledhjes së sotme, i cili gjatë fjalës së tij ka bërë me dije se do të jetë edhe në Parlament i njëjti person.

“Në Kuvend do punoj për të mirën e qytetit të Fierit dhe do jap kontributin tim për gjithçka që meriton vendi”– ka thënë ai.

Nimet Musai kandidat nga lista e LSI-së ka pranuar thirrjen e Komisionit Qëndror Zgjedhor për të pranuar mandatin.