Bukuria e lëkurës sonë nuk është e limituar me vite, ajo rri e freskët ose dëmtohet, duke marrë parasysh djetat tona, mënyrën e jetesës dhe ekspozimin tonë ndaj diellit dhe kimikateve.
Lejoje që lëkura të jetë e bukur në të gjitha dekadat tuaja. Ne kemi përgatitur një udhërrëfyes të thjeshtë, i cili do të jetë rutina juaj e bukurisë.
Lejoje që lëkura të jetë e bukur, nëpër të gjitha dekadat tuaja.
Ne kemi përgatitur një udhërrëfyes të thjeshtë, i cili do të jetë rutina juaj e bukurisë.
Kujdesuni në të njëzetat
Juve nuk ju duhet krem kundër puçrave kur jeni në të njëzetat. Fokusohuni në parandalimin dhe përdorni e produkteve të buta.
Pastroni Fytyrën
- Nëse keni një lëkurë normale, ju mund të përdorni pastrues fytyre vetëm në mbrëmje.
- Nëse lëkura juaj është e yndyrshme, përdorni gel.
- Dhe nëse lëkura është e thatë, pastroje me qumësht për pastrim.
Hidratues Fytyre
Duke ju referuar brendit që keni zgjedhur, sigurohuni që kremi juaj përmban faktor mbrojtës dhe së paku 15 dhe ju mbron juve nga rrezet UVA dhe UVB.
Përveç kësaj gjithmonë bëni fytyrës masazh me krem gjithashtu edhe qafës.
Kujdesi gjatë natës
Përdorni produkte të cilat nuk janë shumë të yndyrshme – për shembull fluidet. Produktet duhet të përmbajnë vitamin A, e cila është e shkëlqyeshme në luftimin e puçrave të vogla, dhe në të njëjtën kohë lufton kundër akneve.
Aplikoni kremin mënjëherë para kohës së gjumit, sepse drita e shkatërron vitaminën A.
Kujdesi në vitet e tridhjeta
Edhe pse keni filluar të kujdeseni për lëkurën tuaj shumë herët, ju do të vëreni se rrudhat tuaja më të dukshme do të jenë përreth syve dhe gojës në këtë periudhë.
Pastrimi i fytyrës
Përdorni pastrues fytyre në mbrëmje. Dhe në mëngjes e cila përmban acid AHA që ju largon qelizat e vdekura të fytyrës.
Hidratues fytyre
- Përveç faktorëve mbrojtës, kremi juaj i fytyrës tani duhet të përmbaj antioksidant si vitamina C, çaji i gjelbër apo shegë, të cilat do të mbrojnë lëkurën tuaj nga radikalet e lira në ajër.
- Filloni të përdorni rregullisht krem për sy. Për një hidratim të efektshëm, përdorni krem me acid hyaluronik.
- Për t’i luftuar rrathët e zinj përreth syve, ju duhet të përdorni krem më vitamin C, rrënjë të ëmbla apo soja.
Kujdesi gjatë natës
Në të tridhjetat, kremi e natës me retinol duhet të jetë e domosdoshme, por mos harroni se ju mundeni ta përdorni vetëm menjëherë para gjumit!
Kujdesi në të dyzetat
Në të dyzetat, lëkura juaj me të madhe humb kolagjenin, elasticitetin dhe mban ujin brenda me shumë vështirësi.
Marrja e ngjyrës intensive nga rrezet e diellit kur ishit në të njëzetat po fillon të jetë një revansh për ju. Pastrimi i lëkurës
Pasi që lëkura juaj po thahet e po thahet, përdorni kremi pastruese për fytyrë.
Dhe në mbrëmje, nëse lëkura juaj nuk është shumë sensitive, përdorni pastrues me acid AHA.
Hidratimi i lëkurës
Kremi ende duhet të përmbaj SPF. Përveç kësaj si alternativë përdorni kremëra të cilat përmbajnë antioksidant.
Normalisht, ç’do antioksidant ndihmon në luftimin e problemeve të ndryshme, dhe si pasojë ju kujdeseni për lëkurën tuaj.
Kujdesi i natës
Përdorni kremëra të fortë të cilat përmbajnë retinoidos të fortë. Këto janë vitale në moshën tuaj, si dhe përshpejtojnë rigjenerimin e lëkurës, redukojnë njollat me ngjyrë kafe, stimulojnë prodhimin e kolagjenit, dhe luftojnë pjesët e dëmtuara nga dielli.
Pasi që këto kremëra janë bukur të forta, ju duhet t’i përdorni ç’do të dytën natë nëse keni lëkur sensitive.
Kujdesi në të pesëdhjetat
Mos mendoni që është shumë vonë për kujdesin e lëkurës tuaj. Në këtë dekadë, linjat e fytyrës bëhen më të dukshme posaçërisht kur nuk buzëqeshni.
Poret bëhen më të mëdha dhe kapilarët më të dukshëm kur nuk buzëqeshni.
Spastrimi i lëkurës
Pastroni fytyrën me krem pastruese pa sapun në mëngjes dhe mbrëmje.
Hidratim i lëkurës
Kur lëkura të jetë ende e lagësht, përdorni serum i cili përmban antioksidant si vitamina C, apo peptide.
Kur serumi të apsorbohet, përdorni krem yndyrore për fytyrë. Por mos harroni se duhet të përmbaj SPF!
Kujdesi i natës
Duke ju referuar kremit së natës, qëndroni në praktikën e të dyzetat. Retinodët janë më të mirët të luftojnë kundër lëkurës së moshës.